Uji i pijshëm ka mbërritur i ndotur dhe me rë të keqe në çezmat e konsumatorëve të zonës së Porcelanit.Banorët thonë se uji ka mbërritur paraditen e sotme me erë dhe ngjyrë, çka e bën të pakonsumueshëm.
Alarmin e kanë dhënë vetë banorët, të cilët kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve përkatëse, pasi konsumimi i ujit mund të shkaktojë ndonjë epidemi tek konsumatorët.
Siç shihet edhe në këto imazhe, uji paraqitet me një ngjyrë, ndërkohë që më e rrezikshmja qëndron në faktin se ai mban edheerë të rëndë.
Banorët thonë se nuk e dinë shkakun kësaj situate, por ata kërkojnë ndërhyrjen e ndërmarjes së Ujëjesjellës Kanalizimeve, pasi tubacionet e ujit të pijshëm mund të jenë kontaminuar nga ujërat e zeza.
Deri tani nuk dihet nëse Ndërmarja e Ujësjellësit ka ndërhyrë apo jo, për normalizimin e kësaj situate të krijuar për banorët e Pocelanit.
Vetëm pak ditë më parë, e njëjta situatë u paraqit në zonën e Laprakës ku uji mbërriti në çezma me erë dhe ngjyrë.
Mënjehërë pas bërjes publike të këtij fakti, ka reaguar ndërmarja e Ujësjellës Kanalizimeve e cila thotë se shkak për këtë situatë është bërë ndërhyrja që ekspertët kanë bërë në rrjetin shpërndarës të ujit, konkretisht në tubacione.
UKT saktëson se brenda dy ditëve linja do të rikonstruktohet, por uji është brënda kritereve të duhura.
Sa i përket ujit që në çezma që mund të vijë me ngjyrë, UKT thotë se ai vjen nga depiozitat e mbushura që në fillim ndaj dhe duhet të ndërrohen për të patur ujë sa më të pastër.
Ndërrimi i tubacioneve nga ana e Ujësjellës Kanalizimeve bëhet në kuadër të një projekti që ky institucion ka për shdryshimin e tubave, për ti zëvëndësuar të mëparshmit me tuba të rinj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO