Vijon aksioni i Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizimeve për prerjen e lidhjeve të paligjshme që shpërdorojnë ujin e pijshëm.
 
Gjatë aksionit të djeshëm të Task-Forcës, grupet e shpërndara në terren, me pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, identifikuan dhe shkëputën 108 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, duke e çuar në total në 1199 numrin e prerjeve të paligjshme që nga dita e parë e aksionit.
 
Task-Forca u përqendrua në zonën e Farkës, Dajt, Kashar, Liqeni i Thatë, Qyteti “Studenti”, Babrru Shpat/Kodër/Qëndër, Rr. “Jordan Misja”, Rr. “Elbasanit”, Rr. “Hoxha Tahsim”, Rr. “Ali Demi”, në zonën e ish-Bllokut, Rr. “M.Shyri”,
 
Edhe në këto raste subjektet janë gjobitur sipas parashikimit në ligj, ndërsa për çdo shkelje penale është bërë gjithashtu denoncimi në organet përkatëse. Janë vendosur gjoba për 93 abonentë familjarë dhe për 49 biznese në total, ku 19 prej tyre janë vendosur vetëm dje.
 
Qytetarët kanë në dispozicion dy numra telefoni, 08004488 të Ujësjellësit të Tiranës dhe atë të Bashkisë së Tiranës 08000888, për të raportuar problemet e furnizimit me ujë të pijshëm, apo të denoncojnë rastet e abuzimit të cilat dëmtojnë rrjetin e ujësjellësit.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com