'Pa fat' godina e Gjeologjikut/ Pas goditjes nga tërmeti, e përmbyt shiu, Shkreli: Restaurimi do nisë sa më parë (VIDEO)

TIRANE-Reshjet e dendura të shiut kanë depërtuar duke përmbytur edhe Fakultetin e Gjeologji-Minierave në Tiranë, që pak ditë më parë u godit nga tërmeti që solli shembjen e një pjese të ndërtesës. Report Tv sjell pamjet nga ambientet e brendshme të fakultetit që është pushtuar nga uji duke sjellë dëme të shumta.

Më shumë dëmtime ka pësuar kati i tretë, pasi është çarë suvaja dhe ka rënë tavani, por edhe dy të tjerë duke e bërë të pamundur zhvillimin e mësimit pak ditë nga nisja e vitit të ri akademik. Dekani Vasil Jorgji në një prononcim për Report Tv u shpreh se shiu ka dëmtuar jo vetëm ambientet, por edhe laboratorët.

"Kjo është një situata katastrofike. Ne kemi qenë me shumë fat, që qëlloi ditë e shtunë dhe nuk patëm punonjës dhe studentë pasi do të kishte shumë viktima (për rastin e tërmetit). Kjo që ndodhi tani që cfarë ra jashtë ra brenda do të fillojë menjëherë rikonstruksionin e godinës. Unë pres që të vijë grupi i ekspertëve.

Ndërsa zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli u shpreh se emergjenca do të ndërhyrjë menjëherë për restaurimin e godinës.

Kjo ishte pasojë e rrëzimit të kornizës së çatisë që mori edhe letrën serë për izolimin e çatisë. Ka bërë dëme të mëdha në auditorë dhe laboratorë, sidomos i mikroskopëve, por shyqyr që arriti përgjegjësi i laboratorit që i largoi. Godina nuk mund të kthehet më në gjendje e mëparshme. Në godinën tjetër të re, ku ka qenë Shkolla e Magjistraturës mund të bëhet mësim me turne" tha ai. Kujtojmë që një pjesë e ndërtesës së Fakultetit të Gjeologji Minierave në Tiranë u shemb nga lëkundjet e forta të tërmetit para tre ditëve.

 


Lajmi kryesor:

Uji pushton shtëpitë, drita dhe ujë nuk ka, anulohen disa fluturime nga stuhia (Situata e plotë nga përmbytjet)


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:53
Zv. Ministri: Restaurimi i Gjeologjikut do nisë sa më parë, pjesa që nuk ka rënë akoma mund të vazhdojë të bjerë

1569339733_SHKRELI.jpg

Zv. ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli u shpreh se emergjenca do të ndërhyrjë menjëherë për restaurimin e Fakultetit të Gjeologji Minierave, proces ky i nisur edhe para rënies së tërmetit. Shkreli tha se ky është një objekt i trashëgimisë kulturore, dukë nënvizuar se gjendja në të cilën ndodhet kjo ndërtesë mund të kishte rrezikuar edhe studentë.

"Pjesa që nuk ka rënë akoma mund të vazhdojë të bjerë. Emergjenca nuk duhet të ndërhyjë jo vetëm për efekte të stabilitetit por edhe për efekt të kohës, për shkak se për pak ditë nis mësimi. Ky objekt është i klasifikuar si objekt i trashëgimisë kulturore. Parapeti nuk ka hekur. Zoti e ka shpëtuar gjatë viteve, që masa të tilla betoni nuk kanë rënë kur ka pasur studentë. Do themi që ndërhyrja në këtë rast do shërbejë për të përshpejtuar atë që kishim kohë që donim ta bënim", u shpreh Shkreli.

Dekani i Fakultetit Gjeologjik, Vasil Jorgji tha se Mësimi do të fillojë me turne.

“Dëmtimet nuk janë të rënda, i nevojshëm ri- konstruksioni i katit të fundit. Dëmtimet nga tërmeti sipas ekspertëve nuk janë konstruktive, nuk ka rrezik shembje.Konkluzionet përfundimtare të dëmeve janë duke u përpunuar”, tha ai.

Ora 10:24
Gazetarja e Report Tv po raportonte LIVE, shembet tavani i fakultetit në Tiranë (VIDEO)

Në momentin që gazetarja e Report Tv, Eliza Gjediku po raportonte Live nga fakulteti i Gjeologji Minierave pak centimetra më tej u shkëput një pjesë e tavanit të katit të parë duke rënë, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime. 'O Zot, Zot i madh....kjo ishte e tmerrshme, po të isha unë aty?!' ishin fjalët e gazetares, që fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025