Uji tërhiqet nga banesat e përmbytura në Fushë - Krujë, lë pas baltën dhe dëmet

Uji tërhiqet nga banesat e përmbytura në Fushë - Krujë, lë pas baltën dhe dëmet

Fushë -Krujë ishte një nga zonat me të përmbytura dje si pasojë e stuhisë së fortë me erë dhe shi, por një ditë më pas uji është tërhequr nga banesat duke lënë pas baltën dhe problemet për shumë familje, që kërkojnë ndihmë nga shteti për të kapërcyer këtë situatë.

Banorët e fshatrave Luz, Mazhe, Mallkuc, Gjuricë, Bilaj, Murqinë, Hasan, Ura e Gjolës dhe të tjerë në Fushë Krujë kanë nisur pastrimin e banesave, teksa pajisjet shtëpiake u kanë dalë jashtë përdorimit nga uji që i përmbyti.

E njëjta situatë është edhe në qytetet e tjera, Laç, Lezhë, Kamëz, por edhe zonat si në Vorë dhe në kryeqytet në Shkozë. Në Durrës që nga mbrëmja e djeshme ujësjellësi u vendos në punë dhe nisi furnizimi me ujë pas defektit. Moti sot është i kthejllët.

Meteorologia Adiola Bani u shpreh për Report Tv se nuk do të ketë më reshje të dendura shiu dhe moti do të jetë i kthjellët deri në fund të shtatorit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë