DONETSK - Rusia vendosi të dërgojë, pa pritur më, drejt lindjes së Ukrainës karvanin e saj humanitar, që ndodhet në kufij prej një jave, dhe vlerësoi se të gjitha pretekstet për ta vonuar kishin mbaruar, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme.
Disa minuta pas kësaj deklarate, një gzetar në terren vërejti disa dhjetëra kamionë të bardhë që kalojnë kufirin. Kamionët vajtën deri në doganën ukrainase dhe qëndruan në zonën e tranzitit.
"Të gjitha pretekstet për të vonuar dërgimin e ndihmave në zonat që ndodhen në një situatë humanitare katastrofike mbaruan. Rusia vendos të reagojë. Karvani ynë i ngarkuar me ndihma humanitare është drejtuar për në Lugansk, në lindje të Ukrainës", njoftoi Ministria në një komunikatë.
Kamionët e parë të karvanit u inspektuan dje nga roja kufitare dhe nga doganierët ukrainas, një procedurë e domosdoshme që këta kamionë të kalojnë dhe më pas Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të mund të shpërndajë ndihmat./ATSH/
/Shqiptarja.com