UKRAINË - Populli ukrainas votoi deri në orën 20:00 të së dielës për zgjedhjet e parakohshme që pritet të forcojnë pushtetin e presidentit Petro Poroshenko si dhe për t’i dhënë fund një konflikti separatist në lindje të vendit.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka deklaruar se ai shpreson të jetë një gjendje ta formoj “një koalicion proevropian, proukrainas dhe koalicion demokratik”, pas zgjedhjeve të sotme parlamentare në Ukrainë.
Bazuar te Exit Poll-et e opinionit, Koalicioni i udhëhequr nga presidenti i këtij vendi, Petro Poroshenko ka gjasë për ta fituar numrin më të madhe të deputetëve në parlamentin e ri.
Dalja e votuesve deri në orën 16.00 sipas autoriteteve zgjedhore, ishte afro 40%. Ministria e brendshme tha se në ditën e zgjedhjeve në Ukrainë ishin në detyrë për sigurimin e votimit paqësor afro 84 mijë policë.
Në rajonet lindore Donjeck dhe Luhansk, që janë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë, nuk është lejuar votimi. Ndërkaq, shumë votues nuk ishin në gjendje të hidhnin votën në Krime, e cila është aneksuar nga Rusia.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com