Ukraina dhe Rusia kanë vijuar sulmet e ndërsjellta, teksa luftimet mes dy vendeve janë ashpërsuar gjatë kohëve të fundit.

Sipas mediave të huaja, dy depo të Wildberries u goditën nga sulmet ajrore ukrainase gjatë natës të së hënës, ndërsa një tjetër objekt që me sa duket është i lidhur me shitësin më të madh online të Rusisë u dëmtua gjithashtu pranë Moskës.

Ukraina ka synuar objektet e operuara nga kompania - shpesh e quajtur "Amazon ruse" - në javët e fundit.

Të paktën pesë persona u vranë dhe 10 të tjerë u plagosën në një vend industrial rreth 69 km në jug të Kremlinit, thanë zyrtarët vendas, pa konfirmuar nëse ai drejtohej nga Ëildberries.

Diku tjetër, zyrtarët konfirmuan se dy vende të tjera të Wildberries u goditën në rajonet e Shën Petersburgut dhe Tverit.

Kievi thotë se depot furnizojnë ushtrinë ruse, gjë që Moska e mohon.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se kishte kapur dhe shkatërruar 320 dronë gjatë natës.

Ndërkohë, sulmet e nisura nga Rusia në të gjithë Ukrainën vranë të paktën katër persona.