Ukraina pretendon se raketa ruse goditi një anije civile në Detin e Zi

Ukraina pretendon se raketa ruse goditi një anije civile në Detin e Zi

Transportuesi me flamurin e Liberisë Kmax Ruler të dëmtuar nga një sulm me raketa ruse, 9 nëntor

Një raketë ruse dëmtoi një anije civile me flamur të Liberisë që hynte në një port të Detit të Zi në rajonin e Odesa, duke vrarë një dhe duke plagosur katër persona, sipas zyrtarëve ukrainas.

Pas tërheqjes nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB që garantonte dërgesa të sigurta të grurit ukrainas përmes Detit të Zi, Rusia ka sulmuar vazhdimisht infrastrukturën e portit ukrainas, raporton Reuters.

“Raketa goditi superstrukturën e një anijeje civile nën flamurin e Liberisë, në momentin e hyrjes së saj në port”, deklaroi komanda ushtarake jugore e Ukrainës në mesazhin Telegram.

Nga sulmi, një person u vra, tre anëtarë të ekuipazhit, qytetarë të Filipineve dhe një punonjës porti u plagosën

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Totalisht i ftohtë, si reagoi Ergdys Arrazi kur mori vesh lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumë! Mohon të ketë ushtruar dhunë

Totalisht i ftohtë, si reagoi Ergdys Arrazi kur mori vesh lajmin se gruaja dhe fëmijët janë hedhur në lumë! Mohon të ketë ushtruar dhunë