Ukraina fiton edicionin e 66-të të Eurovisionit të vitit 2022, që mbylli të shtunën finalen e madhe në Torino të Italisë, në stadiumin ‘Pala Olimpico’.

Grupi i veçantë Kalush Eorchestra me këngën "Stefania", një këngë emocionuese për nënën, që me shpërthimin e luftës mori në një kuptim edhe më të thellë, ia doli të triumfojë në garën mes 25 shteteve.

Fitorja vjen si një mesazh i fortë solidariteti dhe paqeje për Ukrainën, që shkon përtej muzikës dhe konkurrencës.

Ukraina mori votat maksimale duke lënë pas Britaninë e Madhe dhe Spanjën në vend të tretë.

Thirrjen për të mbështetur Ukrainën e bëri një natë më parë edhe presidenti Volodymyr Zelenskyy duke kërkuar fitoren e këngës "Stefania" si një mbështetje për rezistencën e popullit të tij ndaj agresionit rus.

Mbrëmja e natës finale të Eurovision u hap me një mesazh kundër luftës ku qindra muzikantë kënduan “Give Peace A Chance” në qendër të Torinos, që i refehohet luftës në Ukrainë.

Shqipëria u përfaqësua në Eurosong me Ronela Hajatin me këngën "Sekret" që mori shumë kritika për muzikën, tekstin dhe performancën, duke mos arritur të kapë finalen e kompeticionit më të madh europian

 

Kënga fituese e Eurovisionit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 07:31
Votimi në Eurovision, juria shqiptare i dha pikët maksimale Italisë

Juria shqiptare në Eurovision i dha Italisë 12 pikët maksimale, në votimin e Eurovision 2022.  Kënga italiane “Brividi” të Mahmood & Blanco mori numrin më të madh të votave. 

Ndërkohë në vend të dytë të festivalit europian që u zhvillua në Torino të Italisë, nga juria shqiptare u rendit Britania e cila mori 10 pikë dhe në vend të tretë Suedia me 8 pikë. Ndërsa këngës fituese, Ukrainës, Shqipëria i dha 7 pikë.

Pikët e Shqipërisë

Italia 12

Britani 10

Suedia 8

Ukraine 7

Holande 6

Spanje 5

Armeni 4

Azerbaixhan 3

Belgjikë 2

Portugali 1