Nuk është më një “sekret” që Shqipëria nuk arriti të kualifikohej në finalen e madhe të “Eurovisionit”. “Fajin e kishte ndriçimi”, “Veshja ishte e papërshtatshme”, “Na mori mend me flokët”, këto dhe shumë të tjera ishin disa prej komenteve më të dëgjuara për performancën e këngëtares shqiptare në skenën e festivalit.

Por...le të shohim sa pikë ka marrë kënga nga juria dhe shtetet e tjera. Plot 58! 58 pikë nga 103 që mori Islanda, shteti i fundit që u kualifikua në finale. Diferenca është e madhe, nuk ka dyshim.

Në tabelën e mëposhtme do të gjeni pikët që mori Shqipëria për performancën e saj në gjysmë finalen e parë.

Siç shihet nga tabela i vetmi vend që e vlerësoi maksimalisht me 12 pikë, ishte Greqia.

Ronela Hajati me këngën “Sekret” është renditur në vendin e 12-të nga 17 konkurrentë në natën e parë të Eurovision, duke mos arritur të dalë në finale.