Ukraina: Rusët po djegin trupat e ushtarëve të vdekur për të fshehur humbjet

Ukraina: Rusët po djegin trupat e ushtarëve të vdekur për të fshehur humbjet

Mediat ukrainase pretendojnë se ushtarët rus po digjen në territorin e aneksuar të Krimesë, sepse synojnë që të fshehin numrin e të vdekurve,. Ata thonë se kanë parë dhjetë kamionë që transportonin ushtarë dhe mercenarë të vdekur, kjo sipas Shtabit të Përgjithshëm.

Një raport i 12 shkurtit nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia ka të ngjarë të ketë vuajtur nga përqindja më e lartë e viktimave gjatë dy javëve të fundit që nga java e parë e pushtimit të saj në shkallë të plotë që filloi më 24 shkurt.

“Mesatarja për shtatë ditët e fundit ishte 824 viktima në ditë, mbi katërfishin e normës së raportuar gjatë periudhës qershor-korrik 2022”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Betejat më vdekjeprurëse janë duke vazhduar pranë Bakhmut dhe qytetit Vuhledar, që ndodhet më shumë se 100 kilometra në jug të qytetit, sipas raportit të ministrisë. Mungesa e personelit të trajnuar, koordinimit dhe burimeve në të gjithë frontin janë ndër faktorët që çuan në rritjen e papritur të viktimave të Rusisë, sipas raportit.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Kemi rrëzuar balona ruse spiune! NATO nis prodhimin e predhave për Ukrainën! Lavrov kërcënon: Të japim fund dominimit të Perëndimit


F.D/K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë