Lufta në Ukrainë/ 10 mijë njerëz evakuohen nga rajoni i Kharkiv! Polonia jep 2 miliardë euro për të fortifikuar kufirin

 Lufta në Ukrainë/ 10 mijë njerëz evakuohen nga rajoni i Kharkiv! Polonia jep 2 miliardë euro për të fortifikuar kufirin

Kharkiv

Gati dhjetë mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në rajonin e Kharkiv-it të Ukrainës verilindore, pas ofensivës tokësore të Rusisë.

“Gjithsej janë evakuuar 9,907 njerëz”, tha guvernatori Oleg Synegoubov, më shumë se një jave pas nisjes së sulmit rus.

Ndërsa sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky kjo mund të jetë vetëm vala e parë e një ofensive më gjerë.

Ndërkohë Polonia ka financuar një projekt rreth 2 miliardë euro për të fortifikuar kufirin me Ukrainën. Putin thotë se ka diskutuar mundësinë e një armëpushimi gjatë Lojërave Olimpike të Parisit me presidentin kinez Xi Jinping. Por Zelensky u përgjigj se “Iniciativat si kjo me presidentin rus nuk funksionojnë”.

Lajmi ne perditesim... 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:10
Presidenti rus i Dumës: BE shkel lirinë e shtypit dhe të shprehjes

Foto: Vyacheslav Volodin

Presidenti rus i Dumës së shtetit, Vyacheslav Volodin, ka akuzuar Bashkimin Evropian për censurë, shkelje të lirisë së shtypit dhe të shprehjes pas vendimit të Këshillit të BE-së për të pezulluar aktivitetet e transmetimit të katër mediave. Sipas tyre ato "përhapin, mbështesin propagandën ruse dhe luftën e agresionit kundër Ukrainës”, pra Zëri i Evropës, Ria Novosti Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta.

Në një postim në Telegram, Volodin, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin-akuzoi Perëndimin për standarde të dyfishta, duke pretenduar se Bashkimi Evropian ka bllokuar mediat që përhapin ato lajme që ai i quajti "pikëpamje alternative". Në Rusi, shumë media opozitare që kritikojnë politikat e Putinit janë të bllokuara.

 

 

Ora 12:56
Polonia: Dy miliardë euro për të forcuar kufirin me Ukrainën

Foto: Donald Tusk

Varshava do të shpenzojë dy miliardë euro për të forcuar kufirin.

"Ne kemi vendosur të investojmë 10 miliardë zloty ose rreth 2.34 miliardë euro, për sigurinë tonë dhe mbi të gjitha për mbrojtjen e kufirit tonë lindor", tha kryeministri Donald Tusk për shtypin teksa prezantoi një projekt të quajtur "Mburoja Lindore".

Një projekt i cili përfshin një sistem të fortifikimeve në kufirin me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Ora 11:14
Raporti i ISW: Ndalimi i përdorimit të armëve perëndimore nga SHBA në Rusi, po dëmton mbrojtjen e Kievit

Foto: Ukrainë

Ndalimi i SHBA-së për të goditur territorin rus me armë perëndimore minon aftësinë e Ukrainës për t'u mbrojtur nga operacionet sulmuese ruse në rajonin e Kharkiv. Kështu shkruhet në një raport të  Institutit për Studimin e Luftës (ISW).

Sipas qendrës kërkimore amerikane, kufizimet e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera perëndimore ndaj Ukrainës për të goditur objektivat ushtarake në Rusi kanë bërë që avionët rusë të kryejnë sulme me bomba dhe raketa kundër pozicioneve dhe vendbanimeve ukrainase.

Sipas raportit thuhet, se kjo politikë e SHBA-së, po komprometon rëndë aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur veten nga operacionet sulmuese ruse në rajonin verilindor të Kharkiv.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?