I ati u nda nga jeta, rrëqeth Ronaldo Sharka: Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama për tim atë po

I ati u nda nga jeta, rrëqeth Ronaldo Sharka: Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama për tim atë po

Ronaldo Sharka

Ronaldo Sharka ka reaguar pak ditë pas humbjes së babait të tij. Duke shprehur falenderime dhe mirënjohje për këdo që e ka mbështetur dhe ngushëlluar, gazetari kërkon falje që s’ka mundur t’i përgjigjet në kohë mesazheve të marra. Në një shkrim të gjatë, kushtuar të atit, Ronaldo bashkangjit momentin emocionues, atë të përqafimit me babain brenda ‘Big Brother VIP’.

Prekës është ajo që Ronaldo shkruan ndër rreshta. Gazetari tregon se ka falenderuar Zotin, që mundi të dalë nga Big Brother në momentin që i ati kishte më shumë nevojë për të.

“Ky postim për të gjithë ju! Në emrin tim dhe të familjes time, ju falenderojmë publikisht për ngushëllimet dhe të gjithë mbështetjen emocionale që na keni dhënë të gjithë, jo vetëm të afërmit, shoqëria e kolegët, por të gjithë shqiptarët, ndaj ju kërkoj ndjesë publikisht nëse nuk kam mundur t’i përgjigjem mesazheve tuaja, por besoj që më mirëkuptoni në këtë pjesë, pasi janë me mijëra. Në një moment të dytë do ulem dhe do i shoh një për një. Dhimbjen nuk e shëron asgjë, koha mbase, por ju na keni dhënë shumë dashuri këto ditë ndaj na e keni lehtësuar sado pak. Im atë u largua i ri, vetëm 52 vite jetë pavarësisht që sëmundja e “plaku” para kohe, ama në 52 vite jetë tregoi që mundet edhe të jesh njeri i mirë, në këtë botë komplekse dhe pavarësisht “plakjes” fizike, sëmundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemrën. Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama për tim atë po. Do kem gjithë jetën kujtimin më të bukur, përqafimin më të ndjerë me audio dhe video, që sa herë të më marrë malli do e shoh. Këto ditë kam falenderuar Zotin që kam dalë nga shtëpia pikërisht në atë moment, kur im atë kishte nevojë për mua. Faleminderit edhe një herë, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra. Babi, të dua.”- shkroi ai.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klement bardhi: 19/02/2023 22:10

    Ngushellime,I pa haruar qofte babai jot,Ai iku i qete se la nje djale te mire si ty

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë