Ukrainë, 5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në rajonin e Donetskut

Ukrainë, 5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në rajonin e Donetskut

Luftime në Ukrainë

Pesë persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pas sulmeve ruse të shtunën dhe gjatë natës në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë, tha guvernatori i saj.

Menjëherë pasi guvernatori i Donetsk-ut Vadym Filashkin njoftoi për viktimat të dielën, zyrtarë të tjerë lokalë ukrainas thanë se sulmet ruse plagosën më shumë civilë në lindje dhe jug.

Të paktën tetë persona u plagosën pasi të dielën forcat e Moskës goditën qytetin lindor të Ukrainës, Nikopol, njoftoi guvernatori lokal Serhii Lysak. Ai tha se një foshnjë dhe një vajzë 10-vjeçare ishin në mesin e viktimave. Gjashtë të plagosurit gjenden në spital.

Sulmet ruse të dielën plagosën gjithashtu tetë civilë të tjerë, duke përfshirë një 10-vjeçar dhe dy adoleshentë, në një fshat në rajonin Kherson të Ukrainës, njoftoi zyrtari lokal Roman Mrochko.

Rusia filloi agresionin e saj në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, duke detyruar miliona njerëz të ikin në vendet fqinje. Marrja e kontrollit të të gjithë Donetskut është një nga qëllimet kryesore të luftës së Kremlinit./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi