UKRAINE- Dita e parë e shkollës në Ukrainën Lindore është hapur me dy bombardime.
Objekt i sulmit të parë është bërë një shesh lojërash në shkollën nr 57 në rrethin Kievsky të Donestskut, ku mbetën të vdekur 4 persona. Mësohet se aty ishin rreth 200 persona, mes tyre dhe 70 fëmijë, por që fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka mbetur i lënduar, edhe pse shkolla duket e shkatërruar tërësisht.
Sipas të dhënave, në mesin e të vdekurve janë një prind dhe një mësues biologjie. Ndërkaq, sulmi i dytë, vetëm pak metra larg shkollës, ka goditur një minibus. Reuters raporton se gjashtë trupa janë parë brenda automjetit të ndaluar në rrugë.
Shkolla është 4 km larg aeroportit të Donetskut, ku rebelët përleshen me forcat e Ukrainës. Një armëpushim i brishtë, i vendosur që më 5 shtator është shkelur disa herë gjatë kësaj kohe. Nxënësit ishin rikthyer sot në shkollë pasi fillimi i vitit shkollor u shty me një muaj për shkak të luftimeve.

(Në foto: Vizatim i një 8 vjeçari që paraqet Presidentitn rus Putin përballë një tanku ukrainas, i kthyer në poster.)
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com