Një sesion i ri negociatash paqeje mbi konfliktin e armatosur në lindje të Ukrainës parashikohet në Minsk më 9 dhjetor, njoftoi sot presidenti ukrainas Petro Poroshenko.
Bisedimet e reja do të fillojnë ditën që nis armëpushimi i ri në zonat ku luftohet dhe që duhet, në rast suksesi, të ndiqet nga një tërheqje e armëve të rënda nga linja e frontit në këtë konflikt që ka bërë më shumë se 4 300 të vdekur që prej fillimit në prill.

"Kievi shpreson se ky sesion i ri do t'i mundësojë palëve ndërluftuese të bihen dakoprt mbi kalendarin e masave që duhen parë në kuadër të një plani paqeje të arritur në Minsk në shtator dhe që ka mbetur vetëm në letër", deklaroi Poroshenko.

Bëhet fjalë kryesisht për një tërheqje të armëve të kalibrit mbi 100 milimetra brenda 30 ditësh pas fillimit të armëpushimit të ri për të krijuar një zonë tampon të gjerë 30 kilometra gjatë linjës së frontit.

Armëpushimi i më parshëm, i filluar më 5 shtator, mundësoi vetëm uljen e intensitetit të luftimeve por pa i ndaluar krejtësisht. Përplasjet u intensifikuan sërish më pas pas zgjedhjeve separatiste të 2 nëntorit të "respektuar" nga Moska dhe të kritikuar nga Kievi dhe Perëndimorët.

Ukraina kërkon që rezultatet e kësaj vote të jashtligjshme të anullohen dhe që të organizohen zgjedhje lokale sipas ligjit ukrainas në territoret nën kontroll rebel, deklaroi Poroshenko./ATSH/