254 deputetë votuan pro këtij vendimi kundër një minimumi të kërkuar prej 226 votash në këtë ish-Republikë sovjetike që ndodhet në portat e Bashkimit Evropian dhe që u shpall e pavarur nga ish-Bashkimi Sovjetik në vitin 1991.
Ky ligj, që duhet ende të miratohet nga presidenti Petro Porochenko, dënon regjimet totalitare komuniste dhe naziste në Ukrainë dhe ndalon çdo prodhim, transmetim dhe përdorim publik të simboleve të tyre përveç me qëllime edukative dhe shkencore.
Lista e elementëve tashmë të ndaluara përmban flamurin dhe himnin sovjetik dhe nazist, si dhe monumentet dhe pllakat përkujtimoret në nder të udhëheqësve komunistë dhe madje dhe emrat e vendeve, rrugëve apo bizneseve që iu referohen udhëheqësve komunistë, aktiviteteve si dhe revolucionit Bolshevik të vitit 1917.
Në rastin e shkeljes së këtij ligji, organizatat ose palët e interesuara do të ndalohen, gjë që vë në pikëpyetje egzistencën e Partisë Komuniste të Ukrainës.