Ukrainë, Parlamenti refuzon
largimin e Kryeministrit Yatsenyuk

UKRAINË - Arseniy Yatsenyuk ka marrë edhe një herë votëbesimin e parlamentit si kryeministër i Ukrainës. Parlamenti ukrainas nuk ka pranuar dorëheqjen e dhënë një javë më parë nga kryeministri Arseniy Yatsenyuk. Nga 311 deputetë të pranishëm në sallë, 295 votuan kundër dorëheqjes së Yatsenyuk, ndërsa 16 të tjerë në favor të lënies së mandatit.

Yatsenyuk tha se do të largohej nga detyra më 24 korrik pasi 2 partitë u tërhoqën nga koalicioni qeverisës, veprim që i hapte rrugë zgjedhjeve të parakohshme nëse do të miratohej nga parlamenti. Po ashtu, parlamenti kishte dështuar në kalimin e ndryshimeve buxhetore për të shpenzuar më shumë para në luftë me rebelët si dhe për rindërtimin e objekteve të sulmuara.

Pak përpara fillimit të seancës së sotme parlamentare presidenti Petro Poroshenko kërkoi nga ligjvënësit dhe qeveria të gjenin një kompromis duke mos ndalur punën e parlamentit edhe nëse vendi shkonte në zgjedhje të reja.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)