Autoritetet e republikave të vetëshpallura të Donetskut dhe Luganskut synojnë të zhvillojnë më 9 nëntor zgjedhjet presidenciale dhe legjislative fillimisht të parashikuara më 2 nëntor, sipas burimeve zyrtare.
"Ne vendosëm t'i kërkojmë Këshillit Suprem (Parlamenti) të ndryshojë datën e zgjedhjeve, t'i vonojë me një javë pasi 15 për qind e zonave nuk janë gati", deklaroi sot presidenti i komisionit elektoral i DNR-s (Republika Popullore e Donetskut), Roman Liaguine, gjatë një konference për shtyp.
Edhe Komisioni elektoral qendror i republikës separatiste të Luganskut (LNR) i kërkoi gjithashtu "Pralamentit" të tij të shtyjë zgjedhjet më 9 nëntor.
Krerët separatistë të dy rajoneve kishin shpallur më 24 shtator se refuzonin të merrnin pjesë në zgjedhjet ukrainase të 26 tetorit se do të zhvillonin zgjedhejt e tyre më 2 nëntor, duke mos pranuar propozimin e një "statusi special" në mes të Ukrainës për të rikonfirmuar pavarësinë e shpallur njëanshmërisht në prill.
ATSH
/Shqiptarja.com