DONETSK (Ukrainë), 2 shtator /ATSH-AFP/ - Forcat ukrainase vazhdojnë të mbajnë nën kontroll terminalin e aeroportit të Donetskut edhe sot në mesditë pasi braktisën një ditë më parë atë të Luganskut, por presioni i separatistëve prorusë është rritur, theksuan gazetarët.
Në disa qindra metra nga barrikadat proruse, në ndërtesën e shkatërruar të aeroportit "Prokofiev", flamuri i verdhë dhe blu i Ukrainës valëvitet ende, mbështetësit e tij i drejtojnë të shtëna paralajmëruese atij që afrohet shumë dhe të shtëna armësh automatike dëgjohen shpesh.
Natën e 25-26 majit, separatistët prorusë kishin hyrë në aeroportin ultramodern të Donetskut, ndërtuar nga Euro-2012 në futboll.
Përreth jugut, kontrolli i kryengritësve është i plotë, ndersa drejt veriut situata mbetet e tendosur, ashtu siç dëshmon një urë e shembur në një rrugë të Donetskut dhe gjurmët e luftimeve, veçanërisht predha të shumta të pashpërthyera. Rreth terminalit, dëmet janë të konsiderueshme, vetura të djegura dhe predha të shpërthyera, ndërtesa tregtare të djegura apo të shkatërruara plotësisht./ /ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com