KIEV -SHBA-ja është gati për investime në Ukrainë, por vendi fillimisht duhet të ndërmarrë reforma të vështira ekonomike, deklaroi sot në Kiev sekretarja amerikane e Tregtisë, Penny Pritzker, duke bërë paralelizma me planin Marshall.
"Ukraina është përballë sfidash ekonomike të rëndësishme", deklaroi Penny Pritzker për median pas një takimi me presidentin Petro Poroshenko, i cili shpalli të enjten një seri reformash ekonomike dhe sociale për të modernizuar vendin me synimin e një kandidature në Bashkimin Evropian deri në vitin 2020.
"Këto masa do të jenë të vështira por ato mund të ndryshojnë fatin e vendit tuaj", deklaroi Pritzker, duke folur për një ekonomi ukrainase të rënduar nga pesha administrative, korrupsioni dhe paefektshmëria e trashëguar nga epoka sovjetike.
Pritzker, e cila është vetë me origjinë ukrainase, përmendi ndihmën amerikane të sjellë nëpërmjet planit Marshall në Evropën Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore.
"Palni Marshall parashikonte miratimin e një numri të lartë reformash që kishin për synim hapjen e ekonomisë ndaj investimeve të huaja dhe ky është objekti i bisedës sonë", tha ajo.
Duke përshëndetur krerët ukrainas për vizionin e tyre ambicioz, ajo vlerësoi se masat konkrete janë të nevojshme që nga ky çast.
Kryeministri ukrainas Arseni Jatceniuk pranoi së fundmi se qeveria e tij nuk ka përparuar aspak në luftën kundër korrupsionit, por fajin e kësaj vonese ia vuri problemeve me Moskën dhe konfliktit separatist prorus në lindje të vendit./ATSH/
/Shqiptarja.com