Ndërmarja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë ka konstatuar një rast abuzimi me ujin e pijshëm nga një kompani e prodhimit të lëngjeve.

Sipas të dhënave nga UKT bëhet e ditur se nga aksioni i kryer ne terren i grupit të Task Forcë, u konstutua se administratori i kompanise Derby sh.p.k. Agron Gordani në bashkëpunim me punonjësin e UKT sh.a Agron Hoti, ka kryer abuzim me sasinë e ujit në vlera të medha.
 
Sipas UKT-së ky akt përbën shkelje fragrante të ligjit.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)