TIRANË- Ujësjellësi Kanalizime në Tiranë siguron se uji nga liqeni i Bovillës është i pastër dhe përmbush të gjitha parametrat për të qenë i pijshëm.
 
“UKT garanton të gjithë qytetarët e Tiranës që uji i rrjetit që ata konsumojnë është në përputhje të plotë me të gjitha parametrat e kërkuara”, thuhet në derklaratën dërguar mediave.
 
Sipas UKT-së “impianti i trajtimit të Ujit Bovillë realizohen proceset e kthjellimit, filtrimit dhe disinfektimit, duke kthyer ujin e liqenit të Bovillës në ujë të pijshëm, sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare të ujrave të pijshëm.”
 
Ndërkohë, dje ekspertët e ujit të pijshëm deklaruan për “A1 Report” se uji i Bovillës që e pijnë 70% e banorëve të Tiranës nuk i plotëson parametrat për të qenë ujë i pijshëm. Në këtë situatë ata kërkojnë që Bovilla të futet menjëherë në karantinë.
 
“Me gjithë masat që janë marrë unë mendoj se ende uji i rezervuarit të Bovillës, nuk është ujë i cilësisë së parë. Pra është i papijshëm”, tha dje Mehmet Metaj, ekspert dhe studiues i Bovillës.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)