'Ulërija, m'u errën sytë' Eli Fara bën rrëfimin e pazakontë në ditën më të bukur të jetës (Foto)

'Ulërija, m'u errën sytë' Eli Fara bën rrëfimin e pazakontë në ditën më të bukur të jetës (Foto)

Vajza e vetme e këngëtares shqiptare Eli Fara feston ditëlindjen dhe për të sot është dita më e rëndësishme. Eli ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale momentet e ditës më të lumtur kur ka sjellë në jetë Marinën. Edhe pse mes vuajtjesh dhe e vetme, Eli e cilëson këtë ditë si më të bukurën e jetës ku  veç dhimbjeve luftonte dhe me padurimin për të parë fytyrën e bebes së saj.

"Në datë 26 mars të vitit që u linde ti Jeta ime, ndodhesha në maternitetin e Korçës,vizitat e njerëzve të afërm kishin mbaruar dhe unë rrija shtrirë në krevatin e një dhome që e ndaja me një tjetër zonjë që priste të sillte në jetë fëmijën e saj, në orën 20:30 ndjeva dhimbjet e para të lindjes.. u gëzova që më në fund do të shihja fytyrën tënde.. u tremba sepse asnjë njeri i afërt nuk ndodhej pranë meje.. dhimbjet sa vinin e bëheshin më të forta, fillova të ulërija.. ngrita spitalin në këmbë, mjeku që ishte roje atë natë me thoshte hajde merrja një kënge! (Për shaka) në momentin e fundit më treguan që lindja ishte e vështirë sepse pozicioni jot ishte mbrapsht.. nuk i vura rëndësi, sido që të ishte, ti do dilje prej meje.. dhe ndodhi rreth orës 2:30 të dt 27 mars, me një goxha prerje, mu errën sytë, gjysmë e vetëdijshme dëgjova doli..vajzë prita e prita duke mu dridhur këmbët derisa të më qepnin.. në  mëngjes  kur të mora në krahë harrova çdo gjë ndjesia ishte hyjnore, mu ngroh i gjithë trupi, shpirti, Zemra! Edhe 100 Marina ime”!-shkruan ajo krah postimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë