Ulet me 9 lekë për litër çmimi i naftës, nga sot shitet me 239 lekë litri! 2 lekë me pak dhe benzina

Ulet me 9 lekë për litër çmimi i naftës, nga sot shitet me 239 lekë litri! 2 lekë me pak dhe benzina

Foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburantit në vend. Në mbledhjen e fundit është vendosur që nafta të kushtojë 9 lekë më pak dhe do shitet me 239 lekë litri nga 248 lekë që ishte çmimi i mëparshëm.

Ndërsa benzina është ulur me 2 lekë për litër dhe tashmë do të shitet me 199 lekë. Një ulje e lehtë me 1 lekë ka pësuar çmimi i gazit, që shkon në 78 lekë litri.

Ministria e Financës sqaron edhe një herë se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës së rafinuar.

"Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative. Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet  në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit. Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim. Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.

Situata që po kalojmë nuk është zakontë,  ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare. Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi", thuhet në vendimin e plotë të Bordit. 

Prej ditësh ka akuza që vijnë në drejtim të Bordit, sipas së cilëve ajo u shërben bosëve të karburanteve dhe jo qytetarëve. Madje opozita ka kërkuar edhe shkrirjen e saj, por qeveria ka deklaruar se një gjë e tillë nuk do të ndodh për shkak se bordi ndihmon në mbajtjen e çmimeve të karburanteve nën kontroll.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë