Në Shqipëri është shënuar një rënie e numrit të aksidenteve rrugore gjatë vitit 2025.

Instituti i Statistikave ka bërë një studim dhe ka dalë në konkluzionin se krahasuar me vitin 2024, aksidentet rrugore në 2025-ën shënuan një rënie me 17,5 %.

Sipas INSTAT bëhet e ditur se vetëm gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar kanë ndodhur 130 aksidente rrugore, ku janë aksidentuar (vrarë ose plagosur) 176 persona.

Ndërsa në total për vitin 2025, sipas INSTAT kanë ndodhur 1375 aksidentet rrugore.

1769597887_aksidentettt.JPG

Po ashtu, INSTAT vlerëson se aksidentet rrugore, në 87,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e gabimeve të drejtuesve të mjeteve ndërkohë që pjesa që dominon si shkaktar i tyre është grupmosha e re.

“Numri më i lartë i aksidenteve, gjatë kësaj periudhe, është shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila përbën 33,1% të numrit total të aksidenteve.

Në muajin dhjetor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditës së premte me 20,0%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë dhe të dielë me nga 10,8% secila.

Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë harkut kohor 14:00 – 17:00, duke zënë 22,3% të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej”, ka vlerësuar INSTAT.