Ulent ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

83 persona kanë rezultuar pozitivë ndërsa 11 të tjerë kanë humbur betejën me COVID.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 700 testime për koronavirus duke shënuar numrin më të ulët të të infektuarve që nga muaji korrik i këtij viti.

Ndërkaq Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar gjithsej  419 persona brenda 24 orëve të fundit.

Që nga fillimi i pandemisë në total janë kryer 394 329 testime për COVID, ndërsa numri i të prekurve është 81 804.