Ulet numri i infektimeve me COVID në Maqedoninë e Veriut, 26 viktima dhe 530 raste të reja në 24 orët e fundit

Ulet numri i infektimeve me COVID në Maqedoninë e Veriut, 26 viktima dhe 530 raste të reja në 24 orët e fundit

Foto ilustruese

26 të vdekur nga COVID dhe 530 raste të reja. Këto janë shifrat e 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut sa i përket situatës së pandemisë.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga këto qytete: shtatë në Shkup, katër në Prilep, tre në Ohër dhe Strugë, nga dy në Strumicë, Manastir, Gostivar dhe nga një në Kumanovë, Dellçevë dhe Tetovë.

Rastet e reja pozitive, ndërkaq, rezultuan nga testimi i 1,999 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë. Të shtunën u raportua po ashtu për 538 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave, ulja e numrit të të infektuarve vazhdon, sikur edhe e testeve të bëra. Ulje shënoi edhe numri i viktimave, nga 35-40 sa ishte para tri javësh, në nën 30 viktima në ditë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për rënien e numrit të personave të shtrirë nëpër spitalet e vendit. Gjatë 24 orëve të fundit, në klinikat e Qendrës Universitare në Shkup u shtruan më pak se 100 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që po trajtohen aktualisht është 1,044, shkruan Rel.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën