Këtë të martë është regjistruar një ulje e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 131 raste të reja nga 825 testime të kryera.
Fatkeqësisht dhe 3 persona të tjerë kanë humbur betejën me virusin duke e çuar numrin total në 367 viktima.
Ka patur dhe rritje të numrit të personave që marrin shërbim në spitale ku aktualisht janë të shtruar 201 persona. 17 pacientë janë në terapi intensive dhe 8 të intubuar.
Viktima - Ju informojmë se në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 78 vjeçar nga Peqini, një 80 vjeçare dhe një 87 vjeçar nga Tirana.
Të shëruar - Numri i qytetarëve të shëruar nga fillimi i epidemisë ka kaluar mbi 7 mijë, me 47 qytetarë që janë të shëruar në 24 orët e fundit.
Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon - 68 të prekur në Tiranë, 8 raste në Lushnje, 6 raste në Shkodër dhe Gjirokastër, 5 raste në Has, 4 raste në Krujë dhe Dibër, 3 raste në Durrës, Korçë, Kavajë, Berat, Divjakë, 2 raste në Kurbin, Devoll, Mat, Pogradec, Delvinë, Roskovec, 1 rast në Kukës, Vlorë, Malësi e Madhe.
COVID-19 – Statistika (22 Shtator 2020)
Testime totale 81364
Raste pozitive 12666
Raste të shëruara 7042
Raste Aktive 5257
Humbje jete 367 (Qarku Tiranë 176, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2603
Durrës 564
Shkodër 380
Lezhë 301
Elbasan 297
Korçë 251
Fier 240
Vlorë 193
Kukës 150
Berat 114
Dibër 82
Gjirokastër 82
Komente

