TIRANË- Pas më shumë se tre javëve ku numri i të rasteve të reja ka qenë mbi 100, kjo e shtunë ka shënuar një ulje të ndjeshme të të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit. Si rezultat i 796 testeve të kryera, në privat dhe në shtet, janë konfirmuar pozitiv me COVID 84 qytetarë, një shifër optimiste nisur edhe nga fakti se ka pasur një numër të lartë të personave që janë testuar. Lajmi i mirë është gjithashtu se edhe sot, për të tretën ditë radhazi numri i të shëruarve ia kalon atyre të rasteve të reja ditore.
"Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 796 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 84 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. 97 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5020, që nga fillimi i epidemisë", njofton Ministria. Megjithatë, fatkeqësisht 4 persona nuk ka kanë dalë mbanë të mundin COVID-in.
"Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 69 vjeçar nga Shkodra, 71 vjeçar nga Durrësi, një 77 vjeçar dhe 79 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese", thuhet në njoftim.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë vijojnë të shtruar në spital 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por që virusi i ka lënë me pasoja.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve që të mos e ulin vigjilencën, por të respektojnë masat anti-COVID.
"Lani shpesh duart dhe mos e prekni fytyrën; Ruani distancën mbi 1.5 metër në ambientet publike; Vendosni detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur dhe kudo ku nuk është e mundur mbajtja e distances. Shmangni grumbullimet, ceremonitë e çdo lloji, pasi janë burim i përhapjes së infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton gjithashtu bizneset se: Vendosja e maskës dhe barierrave mbrojtëse në shërbim në ambientet e mbyllura është e detyrueshme. Bizneset dhe institucionet publike duhet të zbatojnë me rigorozitet masat dhe protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së infeksionit", përfundon njoftimi.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore
28 raste në Tiranë, nga 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 7 raste në Kukës, 5 raste në Elbasan, 4 raste në Vlorë, nga 3 raste në Korçë, Mirditë, nga 2 raste në Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Divjakë, Malësi e Madhe.
COVID-19 – Statistika (29 Gusht 2020)
Testime totale 61214
Raste pozitive 9279
Raste të shëruara 5020
Raste Aktive 3984
Humbje jete 275 (Qarku Tiranë 130, Durrës 39, Shkodër 36, Elbasan 14, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë 2065
Durrës 525
Shkodër 284|
Fier 142
Lezhë 191
Korçë 175
Vlorë 131
Kukës 136
Elbasan 162
Berat 80
Gjirokastër 41
Dibër 52
Ke te drejte o Pjeter por amanga keto 800 tampone gati gjysmat i ben privati dhe nga keto qe ben privati nuk ka asnje garanci sa jane te sakta sepse qytetaret paguajne qe te marr nje certifikate negative per te kaluar kufirin.
PërgjigjuMund të ulen akoma më tepër nëse vazhdojnë të ulin numrin e testimeve dhe të vazhdojnë të raportojnë dhe shtetin dhe privatin bashkë. Vaj me det për kte shtet...
PërgjigjuNuk shikoj zi fare unë, jam realist. Fakti që me 700 e ca tampone dalin 84 pozitive, e me 950 tampone dalin 178 pozitive tregon që ka një raport të drejtë midis numrit të tamponeve dhe rasteve pozitive. Ky raport vazhdon ruhet deri në njëfarë pikë, pas së cilës edhe në qoftë se numri i tamponeve rritet, pozitivet nuk rriten. Kte pikë ne nuk e dim akoma. E dyta: 800 tampone duke llogaritur dhe privatin, i cili NUK bën tampone depistimi. Pra janë vetëm tampone që i duhen njerëzve për efekt dokumentacioni. Normalisht shumë pak dalin pozitive në kte mënyrë. E treta: Italia 60 milione banorë, 99 mijë tampone në ditë. Shqiperia 3 milionë banorë, 800 tampone në ditë. Normalisht shtet me i vogël, me pak tampone, po jo me shume se 100 here me pak! Prandaj nuk më thua dot mua që shikoj zi, unë shikoj përtej ngjyrave që shikon ti.
Keta i ulin e ngrefin sipas oreksit. Akoma degjoni perditsimet e shifrave ne MSH. Keta tallin trapin sipas deshires
Te paska ngelur halë ne fyt ulja e nr te infektuarve
O shoku,mesatarja eshte 800 testime ne 24h,deri muajin e kaluar nuk arrinin me shume 300,330 testime.Problemi qendron por aq eshte kapaciteti,mos ta ngaterrojme Shqiperine me Zvicren.Shqiptaret duhet te ruajne veten,duht te mbajne maska ne ambjente te mbylluar edhe nuk mjafton,nuk duhet te mbushen plot lokalet,duhet te ndergjegjesohemi shoku,sepse edhe 100 mije tampone te beje Shqiperia,edhe po i gjete te onfektuarit,nuk mundesh tu vesh na nje polic per person,ka shume nga ata qe jane te infektuar dhe nuk karantinohen.Nuk ka faj qeverria kur shqipot duan dasem dhe fusin me qindra persona ne nje lokal,mjafton njeri,jane te gjithe potencialisht te infektueshem,pa marre parasysh,qe takohen e puthen pak a shume te gjithe me njeri tjetrin.Te pakten kur ka nje lajm pozitiv te mos shofim gjithnje zi dreqi ta haje.