Ulje pagash për 4 mijë infermierë? MAS: Mos u shqetësoni, do gjejmë zgjidhje të shpejtë dhe efikase

Ulje pagash për 4 mijë infermierë? MAS: Mos u shqetësoni, do gjejmë zgjidhje të shpejtë dhe efikase

Infermierë

Ministria e Arsimit ka siguruar infermierët që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2002-2006 se nuk do t’iu ulen pagat.

MAS ka reaguar lidhur me këtë shqetësim të infermierëve, duke sqaruar se është ngritur një grup pune për t’i dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë dhe efikase kësaj çështjeje, në favor të infermierëve.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë po ndjek me përparësi çështjen e njohjes së diplomave të infermierëve që kanë përfunduar studimet në vitin akademik 2002-2006.

Së bashku me Universitetin e Mjekësisë jemi në diskutime për t’i dhënë një zgjidhje definitive kësaj çështje sensitive për rreth 4 mijë infermierë.

Sigurojmë infermierët se nuk duhet të kenë asnjë shqetësim për pagat e tyre dhe as për kohëzgjatjen dhe vitet e studimit, pasi jemi duke i dhënë një zgjidhje ligjore kësaj çështje.

Ministria e Arsimit ka ngritur një grup pune për rastin konkret që është në kontakt të vazhdueshëm edhe me Ministrinë e Shëndetësisë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe efikase në favor të infermierëve.

Njoftimi i Ministrisë së Arsimit

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 29/06/2018 13:14

    Pse ore ba... infermierëve do ju ulni rrogat? Pse nuk ua ulni parlamentarëve që është mbushur parlamenti me fundërrina që s prodhojnë asgjë? Yt këlyshë të PPSH-së!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë