Ulqin, Rama: Të çelet universiteti
i shqiptarëve në Mal të Zi

Ulqin, Rama: Të çelet universiteti<br />i shqiptarëve në Mal të Zi
ULQIN – Pas Prishtinës, Tetovës e Preshevës, PS vazhdon mbështetjen për shqiptarët në rajon. E djela i ka gjetur drejtuesit e PS në Malin e Zi e konkretisht në Ulqin dhe Mal të Zi, ku ka prezantuar programin qeverisës "Për një Rilindje shqiptare".

Në takimet e zhvilluara me shqiptgarët në këto dy qytete, kryesocialiste ka vlerësuar rolin e tyre në jetën politico – sociale të Malit të Zi.

“Pa shqiptarët në Mal të Zi nuk do kishte pavarësi. Qeveria këtu duhet të jetë e ndërgjegjshme e të respektojë të drejtat”, tha Rama gjatë takimit në Ulqin.
Ndërsa në fjalën e tij përpara shqiptarëve me banim në qytetin kufitar të Tuzit, Rama është ndalur tek arsimimi.

“Është koha për një Universitet Shqiptar në Mal të Zi. Shqipëria duhet ta kërkoje fuqishëm, të kapim kohën e humbur”, deklaroi kryesocialisti.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë