Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja akuzoi opozitën se shkrimi i RAI 3 është sponsorizuar për të akuzuar qeverinë e Ramës dhe faktet e publikuara janë baltë ndaj qeverisjes socialiste. Në replikë me deputetin Spaho Manja akuzoi opozitën se ka paguar investigimim e Rait por dhe te Bild.
Si ka mundësi që Shqipëria sot është në zenitin e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare dhe Europiane dhe shumë shpejt presim të shkojmë në stacionin ku na takon të shkojmë
Ore ça ka thënë RAI se dëgjova se t'i merresh edhe me këto mediat se ke kohë të lirë tani... ‘BILD’, RAI, ku e di unë çfarë...’Ëashington...’
Edmond, me fal, por çfarë kanë thënë këto mediat që nuk e thotë Saliu përditë ke ballkoni dhe nuk e thua ti çdo ditë të enjte këtu?
Po edhe atje ka media si këto këtu që i paguani, i paguani edhe atje. Kjo është bota e teknologjisë tani. Paska thënë RAI dhe BILD që e paguat edhe vjet që Shqipëria është narko - shtet dhe ti vjen këtu e na reciton çfarë thotë RAI 3. Shqiptarët shohin realitet tjetër.
Edi Ramën nuk e rrëzoni me këtë retorikë, është turp të etiketoni Shqiëprinë që e kemi amanet që është narko-shtet.
Paska thënë që RAI 3 dhe Bild që e keni paguar ju që Shqipëria komandohet nga krimi.
E kemi nder të kemi për kryetare parlamenti dhe akuzat ndaj saj nuk janë të vërtetë, ne nuk jemi të lidhur me krimin.
Ju na akuzoni për mushkonja, aviona droge, hidhni akuza për trafikim lëndësh narkotike, mendoj se ata nuk ekzistojnë por ju ka bërë dëm vaksina.
Unë nuk e pranoj që jetojmë në një narko shtet."
Lajmi kryesor: