Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka festuar sot ditëlindjen me kolegët e tij të këtij komisioni.

Në fotot e shpërndara në Facebook nga fotografi Agim Rama, Manja ka marrë për ditëlindjen e tij për të qerasur socialistët tortë me mjaltë, çokollatë e luleshtrydhe shoqëruar me një shishe shampanjë.

Kolegët socialistë i dhuruan Manjës një buqetë me lule, trëndafila blu, lule të bardha dhe të kuqërremta.

Lulet që kolegët i dhuruan Ulsi Manjës
Në foto shihen deputetët Bashkim Fino, Vasilika Hysi, Bledi Çuci, Jurgis Cyrbja e Tom Doshi, që pozojnë pranë njëri-tjetrit.

Për më shumë shihni fotot e mëposhtme:

Deputetët në Komisionin e Ligjeve duke festuar ditëlindjen e Ulsi Manjës

Deputetët në Komisionin e Ligjeve duke festuar ditëlindjen e Ulsi Manjës