Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen
5 drejtorët e parë të Hipotekave

Ultimatumi i Ramës, dorëhiqen<br />5 drejtorët e parë të Hipotekave
Pas urdhërit që kryeministri Edi Rama u dha një ditë më parë drejtorëve të Hipotekave për të dhënë dorëhëqjen pasi puna që ata kishin bëri ishte e dobët, kanë ardhur reagimet e para.

Pesë drejtorë të Hipotekave në rrethe kanë dhënë dorëheqjen ditën e sotme, duke u larguar kështu nga detyra.

Kësisoj, mësohet se drejtori i Hipotekës së Gjirokastrës, Meleq Karabina, ka dhënë sot dorëheqjen.

Gjithashtu dorëheqjen kanë dhënë dhe drejtori i Hipotekës së Tepelenës Pëllumb Milori, drejtori i Hipotekës në Përmet, Gentjan Kukureci si dhe ai i Hipotekës së Lushnjes, Ervis Sambolliu, dhe drejtori i hipotekës së Vlorës Rezart Elmazi.

Ndërkohë drejtorja e Hipotekës në Sarandë, Alba Kola mësohet se ka refuzuar të japë dorëheqje, pasi është se shprehur se nuk e ndjen veten përgjegjëse për gjendjen e hipotekave, nuk është dorëhequr edhe drejtori i Hipotekës së Shkodrës, Ilir Dibra, pasi është zgjedhur së fundmi në atë post. 

Mësohet gjithashtu se edhe drejtori i hipotekës Berat, Robert Poçi ka refuzuar të japë dorëheqjen për sa kohë nuk i paraqitet një kërkesë me shkrim.
  
LISTA E PLOTE ME 35 EMRAT E DREJTOREVE TE HIPOTEKAVE NE VEND
1- Berat – Robert Poçi
2- Bulqizë – Veap Halili
3- Devoll – Valbona Beshi
4- Dibër – Fatmir Mikli
5- Durrës – Adrian Kona
6- Elbasan – Oltion Kokunja
7- Fier – Mimoza Kola
8- Gjirokastër – Meleq Karabina
9- Gramsh – Flamur Hasa
10- Has – Fadil Mazrreku
11- Kavajë – Helenida Sava
12- Kolonjë – Arben Dauti
13- Korçë – Klajdi Tërova
14- Krujë – Astrit Baku
15- Kuçovë – Gentian Islami
16- Kukës – Dëfrim Korbi
17- Laç – Ertila Nikolli
18- Lezhë – Artjan Djala
19 Librazhd – Bledi Koçi
20- Lushnje – Eris Stambolliu
21- Malësi e Madhe – Fatmir Shpellzaj
22- Mat- Erjon Gjestila
23- Mallakastër – Besmir Selami
24- Mirditë – Agostin Picaku
25- Peqin – Rexhep Bica
26 Përmet – Gentjan Kukureci
27- Pogradec – Leonat Muskollari
28- Pukë – Tonin Bala
29- Saranda – Alba Kola
30- Shkodër – Ilir Dibra
31- Skrapar – Rezart Hoxha
32- Tepelenë – Pëllumb Milori
33- Tiranë – Lediana Bardhi
34- Tropojë – Xhavit Çela
35- Vlorë – Rezart Elmazi

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë