Kisha shkuar disa herë në Bjeshkët e Oroshit, në vitet ’80, për të shkruar shkruar reportazhe për pishat e ahet, druvarët e barinjtë, më kishte zënë syri diçka dhe për rrobujt e atyre anëve, drurë 900-vjeçarë, që përmendeshin në enciklopedinë shqiptare, por askush nuk më kishte thënë dhe një fjalë të vetme për dy “lisa” krejt të veçantë, aty në Shkallën e Shenjtit. Për herë të parë për ta do të dëgjoja pas 90-s, kur më në fund dhe ata, ashtu si njerëzit, do të çliroheshin nga kompleksi i biografisë. (Si mund të flitej për drurë “fetarë”, në vend të shenjtë, të sjellë nga Italia në hershmëri nga murgjit, përderisa ishte i ndaluar besimi?!)
Në fillimet e pluralizmit, fotografinë e njërit nga dy ultinjtë, drejtori i Muzeut të Mirditës, Bardhok Luka, e mbante në shtëpi, në korrnizë, mbi raftin e librave. Do të rrëmoja asokohe në gojëdhana për drurët simbol, si për dy eremitë të tretur në vetminë e madhe, për të cilët nuk kishte një rresht të shkruar - dhe një profil të tyre eseistik do ta paraqisja në librin tim “Toka e katedraleve” (1999). Nuk haseshin askund tjetër në Shqipëri drurë të atillë shenjues, ku me siguri moteve të mugëta mesjetare duhet të kishte patur disa, por që nuk kishin mundur ta mbërrinin shekullin XXI.
/Shqiptarja.com