Unaza e qytetit të Fierit po tmerron drejtuesit e mjeteve.
 
Kjo rrugë është një akset kryesore që lidh kryeqytetin me jugun e Shqipërisë. Prej vitesh unaza e Fierit nuk ka parë ndonjë rikonstruksion duke u kthyer në një makth për shoferët të cilët kalojnë në këtë rrugë.
 
Rruga është nacionale dhe ka një gjatësi prej 3 km, në shumë pjesë të saj ka çedime, çka ka bërë që shumë drejtues mjetës të pësojnë aksidente të shpeshta.
 
“As vë njeri dorë asgjë prej gjëje, duhet vënë dorë, ka një vitë e ca”
 
Rruga është bërë copë copë, me gripa me samare. Kjo është rrugë kryesore dhe për ne që jemi me ngarkesë është shumë problem. Ka mbi 10 vjet. I kanë vënë një shtresë po ajo është kot”
 
“Ka raste dhe për aksidente se duhet të shmangësh gropat dhe godet makinën tjetër”,
shprehen qytetarët.
 
Pavarësisht se ka vite që nuk është marrë asnjë masë për rikonstruksionin e unazës së Fierit edhe sot e kësaj ditë nuk është dëgjuar të përmendet për ndërhyrje në rregullimin e saj.   

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)