TIRANE- Shkon nga nga 76 në 106, numri i familjeve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës, të cilëve shteti merr përsipër t’u paguajë për dy vjet qiranë e banimit. Përmes një vendimi që mban datën 29 korrik, Këshilli i Ministrave i ka shtuar edhe 30 familje të reja, listës së poseduesve të ndërtimeve pa leje që preken nga ndërtimi i kësaj vepre, duke theksuar se kostot shtesë do të përballohen nga Ministria e Transporteve.
“Lidhja 1, që i bashkëlidhet vendimit nr. 230, datë 13.3.2015, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet dhe zëvendësohet me lidhjen 2, “Lista emërore e subjekteve që do të përfshihen në kategorinë e trajtimit me qira”, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij”, thekson në Vendim Këshilli i Ministrave.
/Shqiptarja.com