Një unazë prej safiri që peshonte 18 karat u shit mbrëmjen e djeshme me vlerën 1.1 milionë euro.
Ankandi i mbajtur në Monte Carlo solli në total 2.5 milion euro për dy ditë.
Guri që mban unaza është ndër më të rrallët, safir Kashmir, shumë i kërkuar nga koleksionistët.

Guri është gjetur në vitet 1880 në minierat e një shpelle në Himalaje.
Safiri i Kashmir-it dallohet nga një ngjyrë e butë kadifeje, në të njëjtën kohë blu e çelët.
Xhevahiri ishte nxjerrë në shitje nga një familje princërore dhe në fund u ble nga një person që donte të ishte anonim.
Shitja mbetet shumë larg rekordit botëror të arritur nga "Blue Belle of Asia", një safir prej 392 karatësh Ceylon i montuar në një gjerdan diamanti që kishte arritur në një 17.29 milion dollarë befasues në Christie's në Gjenevë në vitin 2014.
Komente

