Një skandal i vërtete është ndërtimi i unazës së qytetit të Rrëshenit.

Ajo tashmë është jashtë përdorimit si pasojë e shkatërrimit që pësoi nga gërryerjet e lumit Zmeja gjate prurjeve te tij ne dimrin e kaluar.

Duke pare këtë katastrofe që pësoi unaza e sapo përfunduar, këshilltarët opozitare kërkuan që të mblidhet urgjentisht këshilli bashkiak i Mirditës e të merret në shqyrtim këtë skandal, për të përcaktuar shkaqet dhe fajtorët e këtij shkatërrimi por kjo gjë nuk u pranua.

Me pas këshilltarët opozitare të këshillit të Bashkisë Mirditë kërkuan herë pas here që problemi të futet në rendin e ditës në mbledhjen e radhës të këshillit bashkiak por kërkesa e tyre nuk u aprovua edhe për arsye të numrit të pakët të tyre në këshillë.

Pas shumë përpjekjesh dhe pas shume kohesh ai u fut ne rendin e ditës.

Nga dokumentacioni i kësaj bashkie rezulton se projekti ka mangësi të shumta.

Në këtë projekt mungon tërësisht studimi hidroteknik, gjeologjik, hidrogjeologjik dhe mjedisor pa te cilat projekti nuk ka asnjë vlere për zbatim. Fondi i kësaj rruge është tenderuar pa pasur një projekt teknik të përfunduar gjë që përbën shkelje te rende ligjore.

Në dokumentet e tenderit mungojnë shkresat se nga ka ardhur fondi për këtë objekt. Nga ana e Bashkisë Rrëshen nuk është bërë tender për supervizor.

Këshilltarët opozitare referuan në këshillë se nga verifikimi i dokumentacionit del se shkatërrimi i rrugës ka ardhur si pasojë e mungesës se projektit te pa realizuar konform ligjit. Ndër të tjera në projekt nuk është përfshirë mbrojta lumore.

Për të gjitha shkeljet, mangësitë dhe abuzimet që janë bërë në unazën e qytetit të Rrëshenit me një vlere prej 912 milion e 961 e mije e 550 leke  {912.961.550 leke } me një gjatësi prej rreth 400 metra, këshilltarët opozitare kërkuan ndjekjen penale te ish kryetarit te Bashkisë Rrëshen zotit Ndue Gega, të inxhinierit të zyrës urbanistike Rrëshen zotit Altin Marashi për dëmin e madh që kanë shkaktuar me abuzimet e tyre me detyrën dhe shkeljet e shumta ligjore që kanë kryer.

Po ashtu përveç tyre te ndiqen penalisht nga prokuroria Lezhe edhe persona të tjerë të lidhur me këtë skandal.

[gallery]23522[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com