PRISHTINË-Programi i Kombeve të Zhvilluara për Zhvillim  do të lançojë Raportin e Zhvillimit Njerëzor në Kosovë  2014 , të titulluar "Migrimi si forcë për zhvillim", të martën, në 30 shtator, në Prishtinë.
Ky raport, i teti me radhë, i Zhvillimit Njerëzor në Kosovë trajton lidhjet sfiduese ndërmjet migrimit dhe zhvillimit njerëzor.
Raporti analizon ndikimin e migrimit në demografi, ekonomi, përfshirje sociale, arsim, shëndetësi dhe pjesëmarrje publike.
Prezantues i aktivitetit do të jetë Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell. Gjithashtu edhe Presidentja Atifete Jahjaga pritet t'i drejtohet pjesëmarrësve në këtë ngjarje.
Prezantimi do të transmetohet drejtpërsëdrejti përmes live streaming në të gjitha ambasadat e Kosovës dhe zyrat diplomatike me diasporë më të madhe kosovare. /ATSh/