'Janë gjallë falë fatit' Dëshmitari tregon për Report Tv përplasjen fatale tek kryeministria! Makina hodhi në ajër djalin, vajza përfundoi poshtë

TIRANE - Sekondat i kanë shpëtuar jetën Edmond Muhametajt, një qytetar nga Tirana i cili ndodhej pranë kryeministrisë kur ndodhi aksidenti i rëndë i mesditës së 5 nëntorit 2023.

Një çift të rinjsh u përplasën  nga një makinë, teksa po ecnin në trotuar. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se drejtuesi i mjetit i identifikuar si Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç, i cili po lëvizte nga Liceu Artistik në drejtim të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, përmes rrugës “Ismail Qemali”  ka humbur drejtimin për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara në zonat e banuara. Makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar dhe përplasur çiftin.

Në studion e emisionit “Përballje” në Report Tv, Edmond Muhametaj tregon si ndodhi aksidenti dhe sekondat që e shpëtuan pasi edhe ai mund të ishte ‘viktimë’ .

“Ishte çështje sekondash. Po të kisha kaluar semaforin mund të isha unë, Isha shumë afër në të njëjtin trotuar me vajzën e djalin. Semafori më ndaloi. Dëgjova zhurmë të madhe, ngrita kokën e pashë makinën që ngre në ajër një person dhe përplaset me murin e një banesës. Kam parë djalin (I plagosuri) që ishte u gjakosur,  tentonte të ngrihej por i thashë qetësohu se po vjen policia. Djali thërriste vajzën në emër dhe që ndodhej poshtë makinës. Mendova se ishte fëmijë. Më thoshte më shikoni vajzën” tregoi Edmond Muhametaj për gazetaren Besmira Pelushaj.

E ndërsa makina ka hedhur në ajër djalin, vajza e cila shoqërohej me të përfundoi poshtë.

"Pamë që kishte njeri poshtë makinës. Vajza ishte në një gjëndje shumë më të vështirë sesa djali. Dikush tha mos e prekni. Erdhi dhe një vajzë me ujë e garzë për të dhënë ndihmë. Nga aksenti mu duk vajza e Ekrem Bardhës. Erdhi dhe një polic, nuk ishte polic i qarkullimit rrugor, duhej të ishte polic i ndonjë institucioni aty afër. Më pas erdhi shumë shpejt ambulanca dhe policia. Ato sekonda të duken orë”

Policia ka arrestuar 21-vjeçari, Jorgaq Thengjilli i lindur në Greqi dhe banues në Tiranë. Pasi iu nënshtrua edhe testit të alkoolit dhe lëndëve narkotike, për të cilat rezultoi negativ. 

Besmir Qebini, Drejtor i Qarkullimit Rrugor i ftuar dhe ai në studion e emisionit “Përballje” bëri të ditur se 21 vjeçarit i është kryer testi I alkoolit dhe lëndës narkotike dhe ka rezultuar i pastër.

“Shkak ka qenë mosrregullimi I shpejtësisë në zonë të banuar” tha Besmir Qebini.

Shpejtësia

"Fati i shpëtoi ata të dy. Ata janë gjallë falë fatit. Jetë shkurti nuk bëhet jetëgjatë" thotë Muhametaj.

Ndërkohë Arben Luzi, Ekspert për sigurinë rrugore shpejtësinë tej normave në zonat e banuara e quajti 'minë me sahat'. 

Report Tv mësoi se drejtuesi i mjetit i cili është arrestuar disa orë pas aksidentit rezulton se është ndëshkuar me 20 gjoba më herët për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Një prej gjobave e ka marrë më 23 Korrik për tejkalim të shpejtësisë në zona të banuara. 

S.G/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën