Ambasadorja e Shqipërisë në UNESCO ka shfaqur zhgënjimin me votimin e djeshëm. Besiana Kadare thotë se Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në UNESCO vetëm pas dy vjetësh.
“Rezultat zhgënjyes për kërkesën e Kosovës: 3 vota munguan për ta arritur shumicën e 2/3’ave që Kosova të bëhet anëtare e UNESCO-s. Kosova në UNESCO pas dy vjetësh” ka shkruar Kadare. Besiana Kadare është shprehur optimiste deri para votimit. Me sa duket “i ka nënvleftësuar” vendet që ishin kundër. “Ka një numër vendesh të cilat i kemi takuar, por që e dinim se do të votonin “kundër” dhe ashtu bënë. Të gjitha vendet e “BRICS”-it, Brazili, Rusia, Kina, India, Argjentina, Kuba, Ekuadori dhe të gjitha vendet që u rreshtuan kundër dhe më thënë të drejtën e kanë shprehur mjaft qartë që janë kundër, përfshirë edhe Spanjën, kështu që nuk ishte surprizë.”, ka thënë ajo.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com