Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë dhe dega e kësaj organizate në Gjirokastër, zhvilluan të premten në 12 shattor 2014 në Gjirokastër një veprimtari përkujtimore në nderim të intelektualit gjirokastrit Nuri Kokalari në 15 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Në rolin e inisiatorit dhe organizatorit të kësaj veprimtarie, kryetari i Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë, gazetari Aleksandër Çipa, në çelje të veprimtarisë tha se: "Nuri Kokalari ishte dhe mbetet një produkt cilësor qytetari, shkrimtari dhe intelektuali dalë nga shpirti i qytetit margaritar të Gjirokastrës, qytet që ka prodhuar dhe eksportuaa qytetari". Nuri Kokalari ishte bardi i mençurise spikatëse qe mbart gjenetikisht AND prej qytetit të ngurtë dhe si gene të pastra si pasardhës i familjes Kokalari me kontribut qytetar, atdhetar dhe kulturor, përfundoi Çipa.

Nuri Kokalari
Kryebashkiaku I Gjirokastrës, Flamur Bime, tha se "Fjala e Nuri Kokalarit peshonte rëndë në marrdhëniet e tij të përditëshme më bashkëqytetarët, me kolegët dhe miqtë e tij të shumtë. Nuriu ishte njeri me njohuri të thella enciklopedike, me veti e pasione të veçanta, njeri me prirje filozofike dhe humane, njohuri të cilat i reflektonte dhe i përcillte me thjeshtësi e humor tek të gjithë njerëzit që e rrethonin në familje, në shoqëri dhe krijimtari. Duke e kujtuar sot në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, ne të gjithë nderojmë vetveten, pasi ai ishte vetë një njeri i nderuar në gjallje dhe në përjetësi".

Në këtë veprimtari morën pjesë Prefektja e Qarkut të Gjirokastrës Zamira Rami, kryetari i bashkisë së Gjirokastrës Flamur Bime, bashkëqytetarë, gazetarë dhe përfaqësues të familjes Kokalari. Miq dhe kolegë të Nuri Kokalarit, në fjalën e tyre evidentuan vlera dhe kontribute të Nuri Kolalarit në shkencat bujqësore, në hulumtimin e vlerave të trashëgimisë shpirtërore gjirokastrite, në krijimatrinë e epigrameve letrare. Në mënyrë të veçantë nga folësit u bënë vlerësime për ditarin e tij të rrallë personal me rreth 70 vëllime, krijimtari e cila ruhet me fanatizëm nga familja, si dhe librin "Epigramet e Nuriu", botuar pas vdekjes nga Shtëpia Botuese "albin" në vitin 2001.
Nuri Kokalari lindi në qytetin e Gjirokastrës në 25 shkurt 1934. Ai përfundoi studimet e larta për agronomi pranë Institutit të Lartë Bujqësor në Tiranë dhe më pas jeta e tij u plotësua me përkushtimin ndaj studimit dhe hulumtimit shkencor dhe praktik bujqësor, kërkimit dhe evidentimit të vlerave të trashëgimisë historike, etnografike dhe kulturore. ATSH