Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, nëpërmjet një reagimi në rrjetete sociale, është solidarizuar sot me kolegët e Shqiptarja.com Elton Qyno dhe Adriatik Doçi dhe ka përshëndetur Gjykatën që e ka pushuar padinë e gjyqtarit Gjin Gjoni ndaj tyre.

Në reagimin e Unionit, shkruhet: 


Gjyqtari Gjoni humbet betejen gjyqesore ndaj gazetareve. Vitin e kaluar, Unioni i Gazetareve Shqiptarë përmes nje deklarate te publikuar kerkoi qe gjyqtari te ballafaqohej me gazetaret nga pozita e te dorehequrit per te mos intimiduar gjyqësorin, te cilit i ishte drejtuar permes nje padie ndaj gazetareve.

UGSH duke rikonfirmuar solidaritetin me koleget vlereson vendimin e trupes gjykuese, sipas te cilit pushohet padia e gjyqtarit Gjoni ndaj gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doçi.
 

Reagimi i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë në Facebook