Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë i kërkon Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin një pjesë të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë.

Bëhet fjalë vetëm për pjesën ku flitet për periudhën 5 vjeçare të qëndrimit në gjykatën e Apelit, duke e konsideruar këtë pikë si në kundërshtim me kushtetutën.

Në kërkuesi Unioni i Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë pretendojmë se dispozitat ligjore të përmendura e konkretisht dy prej këtyre kritereve që u shtuan nga Kuvendi i Shqipërisë, me ligjin nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588 , datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë“ dhe konkretisht fjalët: “nga të cilat, jo më pak se 5 vite si gjyqtar, pranë Gjykatës së Apelit”, të germës “b/i”, të pikës 1 të nenit 3 të ligjit, si dhe germa “b/ ii”, e pikës 2 të nenit 3 të këtij ligji, me këtë përmbajtje:“ të mos ketë konflikt interesi apo lidhje nepotike me gjyqtarë të gjykatave të juridiksionin të zakonshëm”, janë kritere kufizuese dhe përjashtuese, që nuk mbështeten në shkaqe objetive dhe meritokraci, duke qenë kështu në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, si dhe me aktet ndërkombëtare në këtë fushë, prandaj, duhet që të shfuqizohen nga ana Juaj si antikushtetues sipas argumentave që do të paraqesim më poshtë.

Shkrimi u publikua sot (25.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com versioni print

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)