Unioni i Transportit njofton se duke nisur nga e hëna linjat e transportit publik në Tiranë do të funksionojnë me mjete te reduktuara.
Në një deklaratë, Unioni bën të ditur se shkak për reduktimin e mjeteve të transportit publik në qarkun e Tiranës janë sfidat dhe shqetësimet më të cilat, sipas tyre, janë përballur operatorët e këtij shërbimi së fundmi.
Unioni i Transportit Publik u bën thirrje organeve përgjegjëse që të nisin urgjent një dialog për të adresuar shqetësimet financiare të operatorëve që e ofrojnë këtë shërbim.
‘Unioni Transportit Publik njofton me keqardhje se duke nisur nga dita e hënë shërbimet e Transportit publik në qarkun e Tiranës për të gjitha linjat urbane qytetase do të funksionojë me mjete të reduktuara. Ky vendim vjen si pasojë e sfidave dhe e shqetësimeve të shumta financiare me të cilat operatorët e këtij shërbimi janë përballur këto kohët e fundit’- njofton Unioni i Transportit Publik.
Sipas shoqatës së Unionit të Transportit, pavarësisht përpjekjeve, operatorët e linjave urbane qytetase kanë hasur vështirësi të konsiderueshme në mbajtjen e funksionit të shërbimeve të transportit publik me kapacitet të plotë. Sipas tyre nuk është marrë asnjë masë parandaluese apo reagim për të zbutur situatën.
‘Mungesa e mbështetjes adekuate dhe e bashkëpunimit të nevojshme e ka bërë të pamundur që në kushtet aktuale të vazhdojmë punën tonë të rregullt me resurse të plotë. Si rrjedhoje, ne jemi detyruar të marrim vendimin e vështirë për të reduktuar mjetet e transportit publik në dispozicion të në qarkun e Tiranës.’- njofton shoqata.
Unioni i Transportit Publik u kërkon organeve përgjegjëse që urgjentisht të nisin një dialog konstruktiv dhe kuptimplotë për të adresuar shqetësimet financiare dhe sfida operacionale që po prekin shërbimet e transportit.
Njoftimi i Unionit të Transportit
M.Q./G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7392
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shinat e para të hekurudhës Vorë-Hani i Hotit në 2024-n, mbyllet brenda vitit 2030! Do të jetë elektrike, pritet të udhëtojnë 2.3 mln udhëtarë në vit
22 Prill, 17:03
-
Nënshkruhen marrëveshjet e financimit, Gjermania dhe BE-ja mbështesin Transportin e Gjelbër në Tiranë! 81.2 mln euro për autobusë elektrikë
28 Dhjetor 2023, 16:31
-
Paradite studente, pasdite faturino, Kamila: Theva tabu, puna është nder! Prindërit fillimisht nuk ishin dakord
27 Nëntor 2023, 18:13
-
Pas paralajmërimit të Veliajt për heqje të licencës, tërhiqet Unioni i Transportit! Të gjithë autobusët në punë
31 Korrik 2023, 18:25
-
Unioni i Transportit Publik: Nga sot reduktohet numri i autobusëve në Tiranë! Veliaj: Kush nuk del në punë humb automatikisht licencën
31 Korrik 2023, 09:14
-
Mero Baze: Bumi i turizmit po zbulon plagën e rëndë të transportit publik
23 Korrik 2023, 19:43
-
Transporti publik rrezikon të mbetet pa drejtues, 600 vakanca! Shoferi për Report Tv: Punoj edhe 16 orë në ditë
7 Korrik 2023, 19:50
-
Risi në transportin publik në Tiranë, pasagjerët sinjalizohen me audio në shqip dhe anglisht për ndalesat në stacione
26 Prill 2023, 15:57
-
Lista e 19 qyteteve me transportin publik më të mirë në botë
9 Prill 2023, 17:00
-
Hartuesi i programit ekonomik të Këlliçit: Transport falas, duke hequr njerëz nga puna, e marrin rrogën kot! Çoçoli: Falimenton Bashkinë
6 Prill 2023, 19:40
-
FOTO/ Këlliçi kapet duke gënjyer, thotë së Baltimore e ka transportin falas, por në fakt është me pagesë
28 Mars 2023, 16:12
-
Transformimi i shërbimit të transportit publik, Veliaj: Do rrisim cilësinë! Kohën e pritjes në stacion synojmë ta kemi 3 minuta
21 Shkurt 2023, 12:44
Shtetezoini! Tranporti publik i qyteteve duhet t'ju kaloje bashkive.Perse quhet publik kur eshte privat?!
PërgjigjuNuk u ngopen keta plerat e urbaneve.
PërgjigjuShume mire bejne por dhe bashkia dhe qeveria mund te bejne disa verifikime te thjeshta te shohin sa ishin llogarite bankare te ketyre bosave pronare te kompanive ne fillimin e punes ne vitet 2000 -2001 sa jane sot Sa leke merr cdo linje nga nr i aboneve qe shesin cdo muaj ,sa leke marrin nga biletat ,sa leke ne muaj u jep bashkia per te perballuar gjoja krizen,sa nafte blejne ne muaj sa paga paguajne se jane ne banke pagesat dhe sa harxhime kane cdo muaj per mirembajtje dhe qera etj Pastaj do shohim qe te gjithe fusin ne xhep minimumi 100 milione te vjetra ne muaj Per te qene te paster te publikojne bilancet dhe shikoni komedi.
PërgjigjuELTON je shum i sakt.
Hiqjani kontratat zhavteseve që sofrojne aspak shërbim. Të hipesh në autobus sot është tmerr në vetë. Higjiena e dobët e fatorinove/njerezve, papastërtia e mjetit, mungesa e kondicionimit, tejmbushja mbi kapacitet e bëjnë këtë pako shërbim në një tmerr për këdo që tenton marrë shërbimin.
Përgjigju