United ‘qan’ gabimin e De Gea-s, barazon me Chelsea-n. Bayern ‘ngec’ në transfertë

United ‘qan’ gabimin e De Gea-s, barazon me Chelsea-n. Bayern ‘ngec’ në transfertë

Supersfida e javës së 36 në “Premier League” mes Manchester United dhe Chelsea-s është mbyllur me shifrat 1-1. Një takim ku vendosej shumë për zonën europiane dhe ku u krijua përshtypja se do të fitohej nga “djajtë”, pasi që në minutën e 11 realizuan me Juan Mata.

Në këtë takim United do të ‘tradhtohej’ nga pika më e fortë, Davide De Gea, pasi portieri bëri një pritje të dobët në gjuatjen e Rudiger, duke lënë topin në formën e një asisti për Alonso-n që e dërgoi në rrjetë.

Pas 36 javësh kampionat Chelsea mban vendin e katërt me 68 pikë, 4 më shumë se United i vendit të 6.

Ndërkohë në Gjermani Bayern nuk ka përfituar plotësisht nga humbja e Dortmund pasi ka barazuar 1-1 me Nurnberg. Ishin këta të fundit që patën shansin e artë për të koleksionuar tre pikët, por Leibold nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë rezultat Bayern gjithsesi udhëheq kampionatin me 71 pikë, 2 më shumë se Dortmund i vendit të dytë kur duhen edhe 3 javë nga fundi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë