Universitetet, emrat e fituesve
të fundit që duhet të regjistrohen

Universitetet, emrat e fituesve<br />të fundit që duhet të regjistrohen
Sot është afati i fundit për të gjitha universitetet që të mbyllin procesin e regjistrimeve. Data 1 nëntor është mundësia e fundit për ata maturantë që janë shpallur për tu regjistruar pranë sekratarive mësimore. Numëri më i lartë i kuotave bosh, është në disa nga universitetet e rretheve, por edhe në Universitetin e Tiranës janë ende kuotat të paplotësuara. Burime të gazetës bëjnë me dije se janë më shumë se 500 kuota të paplotësuara në degët e Universitetit të Tiranës. Degët që vijojnë të kenë më shumë kuota të lira janë ato në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Ndërkohë edhe në Universitetin Politeknik të Tiranës ka ende një pjesë të kuotave bosh.

Pak ditë më parë Drejtori i Portalit të klasifikimit për maturantët, Arjan Xhelaj tha për gazetën se në universitet publike ishin regjistruar 84% e maturantëve, pra 18 mijë studentë të rinj, ndërsa në universitetet private 35%, që do të thotë 4500 studentë. Ministria e Arsimit thotë se faza e fundit 12-orëshe, është mundësia e fundit për maturantët që të regjistrohen në Universitet. Sot  mbyllet procesi i regjistrimeve. Nëse do të ngelen kuota bosh, Ministria e Arsimit pritet të vendosë nëse do të hapen sërish regjistrimet, apo këto kuota do të ngelen të paplotësuara.

Më herët Ministria e Arsimit është shprehur se të gjitha kuotat e lira do të plotësohen. Ndërkohë për disa prej fakulteteve që kanë më shumë kuota të lira, siç është Fakultetit i Shkencave Sciale pritet të kërkojë shtyrjen e afatit nëse do të ketë përsëri kuota të lira.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur