Ditën e djeshme kanë nisur regjistrimet në Universitet. Për studentët që kanë fituar në disa degë, por regjistrohen në vetëm në një, atëherë krijohen vendet e lira. Gazeta sjell sot listën e ndryshuar të Universiteti i Mjekësisë.

Maturantët duhet të jenë të vëmendshëm për të parë programin ku kanë aplikuar. Nëse kanë ankesa, në datën 29 dhe 30 mund të bëjnë ankimim.

Nëse një student nuk rezulton në numrat fitues në programin që ka pasur preferencë të parë, por në një tjetër, duhet të bëjë regjistrimin pasi në datën 12 shtator ka të drejtë që të ç’regjistrohet dhe të vazhdojë garën për degën që dëshiron. Për sa i përket regjistrimeve, ato do të kryehen pranë sekretarive.
Dokumentat për regjistrim

-Dokumenti i identifikimit. Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë së bashku me çertifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në MAS.

-Deklaratën e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore. Mandat arkëtimin e Tarifës së regjistrimit të fituesve për Vitin Akademik 2017-2018 prej 2000 lekë.


(Lista fituese në degën Shëndet Publik)


(Lista fituese në degën Mjekësi e Përgjithshme)